Hapësire reklamuese

Politikë

Përjashtimi i Flamur Nokës, flet Taulant Balla: Noka uzurpant, fyese që i thotë një profesori të largohet

Shkruar nga Newsbomb

Pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka nga seanca e kuvendit, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka dënuar aktin e Nokës i cili ka pushtuar foltoren duke penguar kështu fjalimin e deputetit dhe profesorit Shezai Rrokaj.

Sipas Ballës ky është një skenar i parapërgatitur, dhe opozita vazhdon të shpërdorojë besimin e popullit ashtu siç bëri të enjten e kaluar ku kryetari i PD Lulzim Basha u përjashtua nga seanca e kuvendit.

“Në seancën e kaluar u shpërdorua vetë kryetari sot po shpërdorohet Flamur Noka dhe kam besimin se do të jetë një shpërdorim në vijim i besuar nga populli i Kukës, Tropojës dhe Hasit në zgjedhjet 25 qershorit. Ne nuk kemi kohe për të humbur pasi shqiptarët na kanë besuar mireqenien e tyre.

Të gjithë e dimë që fjala për procedurë jepet por në moment që deputeti që ka rradhën e diskutantit është në foltore fjala prevalon për deputetin tjetër, menjëherë pasi deputeti mbaron fjalët i jepet fjala atij që e ka kërkuar. Është fyese ndaj prof Shezai Rrokaj që i shkohet nga një uzurpant deputet si Flamur Noka që i thote ti duhet të largohesh. Këto historira “Tokë e xanun” që më ka dhënë urdhër Sali Berisha nuk duhet të vazhdojnë. Fjalët e përdorura nga Flamur Noka janë cështje që byroja e kuvendit duhet ti shqyrtojë. Praktika e inicuar nga Ruçi për zbatimin e rregullores duhet të vijojë, u bë një perjashtim për lulzim bashën.

Burimet e Partisë Demokratike duhen pastruar sepse kam frikë se furnizohen me ujë jo të pastër. Rregulloren e kuvendit nuk e imponon dot asnjë deputet i PD, gjithcka bëhet sipas procedurës sipas neneve 63,64,65 cdo grup ka të drejtë ti referohet kuvendit kur mendon që një anëtar i kuvendit përdor fjalë fyese. Ky është një skenar i parapërgatitur. “

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu