Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përhapja e “Omicron”, Brataj qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik, ja çfarë duhet të bëjnë të prekurit në ditën e 5-të simptomave

Shkruar nga Newsbomb
Përhapja e “Omicron”, Brataj qetëson qytetarët: Nuk

Kreu i Ugjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për variantin Omicron i cili është përhapur së fundmi edhe në disa vende të Europës, duke thënë se është i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Ai është shprehur në një intervistë për “Faxnews” se nuk duhet të përhapet panik tek qytetarët, pasi “Omicron” nuk është më i rrezikshëm se mutacionet e tjera të mëparshme të Covid-19.

Ndër të tjera Brataj tha se infektimi me omicron është i pashmangshëm, për shkak të transmetueshmërisë së lartë, ndërsa bëri me dije se në ditën e pestë të simptomave, pacienti duhet të bëjë analiza gjaku dhe testin PCR, ndërsa arma më e mirë për t'u mbrojtur është vaksina anti-Covid.

“Sado masa të marrësh është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar, nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të nxjerrim në konkluzion.

Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma. Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID 19.

Transmetueshmëria e madhe nuk më shqetëson, sa më vdekjeprurës të jetë virusi aq më lehtë izolohet, kështu që COVID 19 do ta kalojë gjithsecili me imunitetin natyral ose atë artificial. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperature 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina.", u shpreh Brataj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu