Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
0kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
10 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Përhapi panik për koranavirusin, Albin Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm, Agim Veliu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f7b75522029ca6145efc2e2db8e7979f

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Mësohet se shkak i shkarkimit është bërë një deklaratë e këtij të fundit, i cili ka thënë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë po rritet nga ora në orë.

Kjo përhapje e panikut tek qytetarët ka bërë Kurtin të marrë këtë vendim të menjëhershëm.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është.

Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri. 

Ndërkohë, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, të gjitha vendimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të merren nga zv. Ministri aktual, z. Xhelal Sveçla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img