Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Përgjysmohen raste e reja me covid-19 në Kosovë, 77 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

8843b472a27e2325037914a2e7139e04

Vetëm 77 raste të reja me covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, gati gjysma e rasteve të reja që u shënuan dje.

Autoritetet në Kosovë raportojnë se nga 437 teste të kryera te personat e dyshuar si të infektuar me koronavirus, vetëm 77 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, nga 141 që ishin dje. Rastet pozitive me koronavirus janë nga Prishtina me 21, Gjilani me 9, Mitrovica me 7 raste, Podujeva me 7, Drenasi dhe Prizreni me nga 5 raste, Vushtrria me 4, Obiliqi me 4, Skenderaji me 3 dhe Ferizaji me 1.

Duke pasur parasysh se në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe disa prej të prekurve janë punëtorë të organizatave publike e private, ISHP i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa mbartja e maskave mbetet obligative!

Ndërkohë, edhe në Shqipëri pas dy ditëve me shifra të larta të personave të prekur, sot u raportuan 50 të infektuar të rinj.

Më shumë

spot_img