Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Përgjysmimi i tarifave, Shahini tregon çfarë do të ndodhë me studentët që e kishin paguar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka sqaruar edhe njëherë ligjin e vendosur për përgjysmimin e tarifave.

albsig

Shahini shprehet se qeveria e ka vënë tashmë buxhetin në dispozicion të Arsimit të Lartë, ndërkohë që tregon se studentët përfitues, të cilët e kanë paguar tarifën janë tashmë në proces rimbursimi.

Gjithashtu Shahini i ka bërë apel studentëve të zëvendësojnë orët e humbura sa më parë.

‘Dua edhe njëherë të konfirmoj se qeveria e ka ndarë buxhetin dhe e ka vënë në dispozicion të Arsimit të Lartë. Përgjysmimi i tarifës ka hyrë në fuqi menjëherë dhe studentët përfitues e kanë ndjerë efektin ngaqë nuk janë detyruar të paguajnë tarifën e plotë. Studentët të cilët kanë paguar tarifën e plotë janë në proces të rimbursimit. Gjithashtu kemi marrë informacion nga universitetet që do të shtyjnë afatin që është data 31 janar për pranimin e dokumentacionit të nevojshëm për bursat, në mënyrë që t’u lihet më shumë afat studentëve në nevojë për plotësimin e dokumentacionit.

Për notën mesatare 9 dhe 10 te studentët e vitit të dytë dhe të tretë merret parasysh mesatarja gjatë viteve të universitetit. Për studentët e vitit të parë e ciklit të parë merret parasysh mesatarja e arsimit të mesëm. Është bërë kalkulimi dhe I është dërguar universiteteve. Për kategoritë e vecanta deri vitin e kaluar bursa është ndarë në një bashkëpunim mes universitetit dhe bashkive, por nga ky vit duhet ta përmend se bursat do të jepen nga qeveria.

Ju bëj apel të zëvendësoni orët e humbura sa më parë, të bëni angazhim të plotë për të zëvendësuar mësimin’, tha Shahini.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img