Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përgjuesit te LSI-ja në Durrës/ Kryemadhi: E treta herë që i dallojmë kamerat. Bëjmë gallat me ata, por dje u nervozuan dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së ka treguar sot në emisionin “Të paekspozuarit” se çfarë ndodhi dje në Durrës, lidhur me përplasjen e drejtueses politike atje Elona Guri dhe shokut të djalit të Lefter Kokës.

Monika Kryemadhi tha se kjo ishte e treta herë që stafi i LSI gjen kamera dhe përgjues afër selisë së tyre, dhe gjithmonë e kanë marrë me “tallje” këtë gjë.

Mirëpo dje siç thotë ajo, shoku i djalit të ish-ministrit Koka nuk i ka duruar “talljet” dhe është nervozuar.

Pyetje: Çfarë ndodhi dje në Durrës, na trego pak?

Kryemadhi: Ajo që ka ndodhur dje është hera e tretë që Elona dhe stafi ynë ka piketuar kamerat që vendos stafi i djalit të Lefter Kokës për të parë kush hyn dhe kush del nga zyrat tona. Kemi bërë gallat me ta, por ata u nervozuan me ne ndodhi ajo që ndodhi. Pretendojnë se do marri Lefteri vota në Durrës. Për hir të së vërtetës nuk ka ndodhur që ne të LSI të hyjmë në zyrat e të tjerëve. Ne i mbajmë në vëzhgim bëjmë gallat me ta, por ja që u nervozuan. S’kemi ngelur ne që Arbri me spaçatorët e tij të na bëjë gjë neve. Dhe pastaj na marrin në telefon dhe na thonë “aman mos na denonconi”.  

Më shumë

spot_img
spot_img