Kjo është biseda mes drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeçi me Lavdrim Muratin, të cilit i kërkon votat haptas me tone kërcënuese.
Përgjimi, i 13-ti në rradhë, është publikuar nga gazeta gjermane Bild në vazhdën e përgjimeve që sipas gazetës gjermane faktojnë shit-blerjen e votës.
Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet…
Lavdrim Murati: Urdhëro!
Drini Gjeçi: A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha….
Drini Gjeçi: Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti!
Drini Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota, sa ke!
Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë….
Lavdrim Murati: Në rregull.