Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

PËRGJIMET/ Si i blen Astrit Avdylajt votat, biseda me qytetarin: Mos t’i fusi Gon Duka, ne jena për PS-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta gjermane Bild ka publikuar disa përgjime të kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj me zyrtarë të Partisë Socialiste.

Në këto përgjime është i përfshirë sërish kryebashkiaku aktual i Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërkohë një një video dëgjohet teksa Astrit Avdylaj bisedon me një votues për të blerë vota, për zgjedhjet e 2017, ku shprehet se mbështet kandidatin e PS.

Biseda:

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka (Kandidati i opozitës në Durrës). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një kafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…

Më shumë


spot_img








spot_img