Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të moderatores Nisida Tufa, Bardhi theksoi se Dako nuk mund të jetë kandidat për bashkinë e Durrësit, pasi atij i kanë nxjerrur përgjime të ligjshme ku vërtetohet se ka blerë vota.
‘Vangjush Dako nuk mund të jetë kandidat, Dako duhet të ishte në burg, pasi kanë dalë përgjime të ligjshme kundër tij, i akuzuar për blerje vote’, ka thënë sekretari i përgjithshëm i PD.
Bardhi u shpreh se kërkesat e opozitës janë mjaft të qarta, ata kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeveri tranzitore për të garantuar këto zgjedhje.
‘Fakte tronditëse kanë dalur për skandalet e qeverisë dhe prandaj beteja jonë është për të shkëputur zgjedhjet nga diktati i krimit të organizuar. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme’.
Ne kërkojmë një qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhjet ku dikton vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë’, ka përfunduar Gazment Bardhi.