Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përgjimet e SKY, paralajmëron zv.ministri i Brendshëm: Goditja e radhës çështje kohe

Shkruar nga Newsbomb
Përgjimet e SKY, paralajmëron zv.ministri i Brendshëm: Goditja e

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur në lidhje me operacionin e SPAK pas përgjimeve dhe zbërthimeve të bisedave në SKY që ka shkatërruar disa grupe kriminale në Shqipëri, ku të përfshirë ka edhe policë.

Ai tha se zbulimet mes bisedave erdhën pas hetimeve të përbashkëta mes Francës dhe Holandës,.

“Nga hetimet e përbashkëta që janë bërë nga xhandarmëria franceze dhe holandeze më pas u formalizuan me një ekip të përbashkët hetimesh, kemi përfshirje të Europol dhe Eurojust, përfshirë dhe vende të tjera. Në fillim ishte përdorimi i platformës Enchro Chat. Llogariten në fakt, nëse i referohemi Enchro, kishte rreth 3 milionë mesazhe në ditë në të gjithë botën”, tha ai pët “Real Story” në “Abc Neës”.

Ai është pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse do të një goditje tjetër nga SPAK, ndërsa Lamallari tha e është çështje kohe, pasi vijojnë hetimet.

“Nuk është më pyetja a do të...por kur do të ketë goditje. Është çështje kohe për mënyrën se si po vijojnë hetimet. Jemi vendi i tretë që po bashkëpunojnë me Europal dhe Eurojust. Kjo është tregues besimi”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese