Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përgjimet e Ndranghetas, SPAK u kërkon ndihmë italianëve: Duam informacion për shqiptarët, do t’i krahasojmë me tenderat në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ac85752a1848b3b4430c19f3337a8312

Prokuroria e Posaçme SPAK u dërgon kërkesë zyrtare homologëve në Itali dhe kërkon informacion për të gjithë personazhet nga Shqipëria, të cilët kanë dalë nga përgjimet e mafias italiane Ndrangheta.

SPAK kërkon nga Prokuroria në Itali që t’i vihen në dispozicion të gjitha informacionet hetimore të dosjes me mbi 50 të arrestuar, mes tyre politikanë, biznesmenë dhe anëtarë të klanit mafioz Ndrangheta.

Fax News ka zbardhur kërkesën që Prokuroria e Posaçme në Tiranë i ka dërguar homologëve në Itali.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se është kërkuar informacion për çdo persona dhe çdo episod nga Shqipëria, në mënyrë që këto fakte të vlerësohen dhe të bëhet verifikimi me tenderate  dhënë në vendin tonë për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.

Do të jetë në dorën e SPAK nëse do të nisë hetime për këtë çështje në Shqipëri, apo jo, në bazë dhe të informacioneve të fqinjëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img