Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përgjimet e Ndranghetas, drejtuesi i SPAK niset me urgjencë në Itali, takon prokurorin e AntiMafias: Do të hetojmë çdo indicje për veprimtari kriminale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ea2b046429d12de29e47375e88344d78

Kreu i SPAK në Shqipëri, Arben Kraja, është nisur me “urgjencë” në Itali pas përgjimeve të publikuara nga Prokuroria e AntiMafias në Itali, ku disa anëtarë të mafias italiane të Ndranghetas flisnin për pastrim parash dhe ndërtim gradaçelash në Tiranë.

Bashkë me Krajën në Itali kanë shkuar dhe disa prokurorë të SPAK, të cilët janë takuar me Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë  Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Itali. Kreu i SPAK është zotuar se ata do të hetojnë çdo indicje për veprimtari kriminale, që mund të dla ënga këto përgjime.

Njoftim – Mbi procedimin penal nr.17, datë 25.01.2021                                    

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka  regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,

Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero  de  Raho, Drejtues i Prokurorisë  Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros.

Më shumë

spot_img
spot_img