Hapësire reklamuese

Politikë

Përgjimet e Ndrangheta-s, Spiropali: Ata kanë vetëm një dyqan rrobash në Shqipëri, prokuroria të hetojë nga fillimi deri në fund

Shkruar nga Newsbomb
Elisa Spiropali

Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka folur për përgjimet e antimafias italiane, në të cilat thuhet se disa politikanë shqiptarë kanë lidhje me mafian italiane.

Spiropali tha se personat e përgjuar në Shqipëri kanë vetëm një dyqan rrobash dhe nuk kanë marrë asnjë tender apo grataçelë, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për këtë çështje.

“Ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash dhe as kanë marrë grataçela, as kanë marrë tendera në shëndetësi dhe as kanë ato që kanë pretenduar. Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi në fund. Nëse prokuroria apo SPAK gjykojnë se duhet ta marrin atë dosje nga kolegët italianë, le ta marrin dhe ta hetojnë.”, tha Spiropali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.