Zbardhen përgjimet mes pjestarëve të dyshuar të grupit të Kokainës, Ermal Hoxha, Arjan Dalipit dhe Gentian Gjonajt. Bisedat e zhvilluara këtë muaj, një ditë para operacionit dhe ditën e tij, kryhen nëpërmjet kodeve. “Panorama” ka siguruar transkriptet e tyre, që ndodhen në dosjen e Prokurorisë. Më poshtë bisedat:
Datë 13.1.2015, ora 09:21
Ermali, përmes numrit telefonik 069XXXX949 njofton përdoruesin e nr. 069XXXX975 që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan Dalipi, se ishte duke shkuar tek ai, ndërsa ky I fundit në mënyrë të koduar e njofton se nuk mund të punonte, kokretisht:
Ermali: Keni ftoht, apo nuk keni ftoht?
Arjani: Kan ngri sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.
Ermali: Eee, mirë hajde se po vij unë.
Datë 13.01.2015, ora 10:54
Përdoruesi I nr.069XXXX888 I kërkoi Ermalit që të shkonte të merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku.
069XXXX888: Dësho mua, shko mere ti
Ermali: Po
069XXXX888:Dhe sille të klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e të takohemi aty poshtë të gjithë.
Datë 14.01.2015, ora 09:05
Përdoruesi I Nr. 069XXXX888 I kërkoi Ermalit, që të njoftonte personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun.
069XXXX888:Lidhu pak me Klemin
Ermali: Me vllain
069XXXX888: Lidhu pak me vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të fundit.
Datë 14.01.2015, ora 09:08
Përdoruesi 069XXXX975, I dyshuar si Arjan Dalipi, I sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të komunikonin me Klemin:
Arjani: E s’kan me ça vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.
Ermali: Eee, ose thuj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.
Arjani: E di Klemi?
Ermali: Po Klemi ka qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.
Datë 14.01.2015, ora 09:23
Nga përmbajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshin të ishin në përdorim nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristradën me gjyrë gri.
Ermali: Me fuoristradën është, ku di gjë un
Arjani: Me fuoristradën është?
Ermali: Eee me grin
Datë 14.01.2015, ora 09:46
Përdoruesi I numrit telefonik 069XXXX189, I dyshuar si Gentian Gjonaj, njofton përdoruesin e nr. Telefonik 069XXXX645, I dyshuar në përdorim nga Kelmend Dalipi.
Gjonaj: Ore. Të priste ai shoku ty aty te macet
Kelmendi: Ku, ça veni?
Gjonaj: Ore te macet, atje ku je takuar ti në fillim një herë me Dakun
…
Gjonaj: E, te ‘’F…”
Kelmendi: Ja se po iki unë direct
Datë 14.01.2015
Përdoruesi I nr. Telefonik 069XXXX189, I dyshuar si Gentian Gjonaj, komunikon me nr. 069XXXX575, duke iu drejtuar me emrin Bali (Emri tjetër me të cilin njihej Hysenaj)”
Gjonaj: Hajde vishi, po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur të bëj unë zile dil te rruga.
Bali: Atu tek kafja, aty tek ‘’E…” aty.
Datë 14.01.2015, ora 11:03
Gentian Gjonaj I kërkon përdoruesit të nr. Telefonik 069XXXX949, Ermalit, të shkonte dhe t’I merrte:
Gjonaj: Jo te dërrasat, shko atje drejt merri.