Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara nga media gjermane ‘Bild’ për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon dhe për zyrtarë të tjerë të PS-së.
Berisha shprehet se gazeta gjermane ka shpartalluar Ramën dhe narkoshtetin e tij.
‘Gazeta gjermane Bild, më e madhja në Europe shpartallon Ramën dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për herë të parë përgjimet të cilat faktojnë se bosi i mafies dhe vrasësi Astrit Avdyli cakton deputetët dhe fitoren e tyre’, shkruan Berisha.