Hapësire reklamuese

Politikë

Përgjimet e Bild, Doda ironizon Ramën: Bëj kursin e rrobaqepsisë, se në burg do kesh kohë boll…

Shkruar nga Newsbomb

Sekretarja e Përgjithshme e PIDU-së, Mesila Doda ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Doda thotë se përgjimet nxorrën në dritë atë çfarë opozita po thotë me kohë, që Edi Rama ka përdorur bandat kriminale për të ardhur në pushtet.

Doda i drejtohet me ironi Ramës, sipas saj asgjë nuk e shpëton, as ambasadorët që i ka miq.

‘Ke vetëm një rrugë, shko bëj kursin për rrobaqepsinë se ne burg do kesh kohe boll’, shkruan Doda.

Postimi i plotë:

Pergjimet qe sot botoi gazeta Bild nxoren ne driten e diellit ate qe opozita ka kohe qe e thote. Rama ka fituar duke perdorur bandat kriminale te cilat kane vene nen kembe te gjithe shtetin e diktojne edhe listat e deputeteve socialiste. Pas kesaj nuk di ku do gjejne kurajon ata nderkombetare qe deri dje flisnin per parlament legjitimit e zgjedhje legjitime. Sot ka rene çdo maske e çdo leter a mbrojtje e kryeministrit do te konsiderohet mbrojtje me dhune e krimit.

Sot Shqiperia ka nevoje per normalitet. Hapi rruge zgjedhjeve te reja e ik nga ai vend se e bere per turp karrigen kryeministrore si askush tjeter perpara teje. Do kujtohesh ne histori se si shkaterrove kete vend, e vodhe dhe e kriminalizove sa munde. Asgje nuk te shpeton me dot, as ambasadoret qe i ke miq e as ata te tjeret qe mundohesh ti perfshish ne bordero. Ke vetem nje rruge, shko bej kursin per rrobaqepsine se ne burg do kesh kohe boll, po asgje nuk do mundet te çbeje demet qe ti i bere ketij vendi…

I hoqe voten e lire, e vodhe sa munde, i riktheve nen thundren e krimineleve… ti e zbraze nga njerzit e shpresat. Fundi jot do jete me i veshtire nese ende vazhdon te luash edhe viktimen edhe diktatorin…

Ke shume pak kohe ende te mos mbetesh ne historine e ketij vendi si Neroni per Romen

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.