Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Përgjimet e antimafias italiane, reagon ambasadori Bucci: Mbështetje autoritetit gjyqësor për shqyrtimin e plotë të korrupsionit nga cilido qoftë, gjyqtarët të punojnë të pavarur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

47c0da62e9cafe10849820489233efda

Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa plitikanë shqiptarë me grupin mafioz Ndrangheta.

Bucci shprehet se Italia do të jetë gjithmonë krah institucioneve të shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa shton se autoriteti gjyqësor do të ketë mbështetjen e plotë të shqyrtimit të çdo episodi të korrupsionit të kryer nga çdokush.

ai thotë se gjyqtarët duhet të lihen të punojn me qetësi dhe në mënyrë të pavarur dhe të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Italia është dhe do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan Bucci.

Screenshot_6.png

Më shumë

spot_img
spot_img