Hapësire reklamuese

Aktualitet

PËRGJIMET/ Basha: Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Sipas Bashës, përgjimet e Bild kanë dëshmuar detajet, skemën dhe metodën e vjedhjes së zgjedhjeve.

Basha thotë se kryeministri Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve.

'Përgjimete  Bild na kanë dëshmuar detajet, skemën, elementët dhe metodatën e kësaj vjedhje.

Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, me vrasës e grabitës. Kjo aleancë 'krim-Rilindje' ka përdorur çdo mjet për të vjedhur votën.

Kanë blerë vota me para në dorë, kanë dhunuar dhe penguar nga votimi ata që nuk do votonin kandidatët e tyre. Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild janë se aleanca 'krim-Rilindje' ka përdorur gjithë administratën shtetërore për vjedhjen e zgjedhjeve. Në vjedhjen e zgjedhjeve aleanca 'Rilindje-krim' ka përfshirë të gjitha nivelet partiake dhe shtetërore. Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve.

Rama i ka bërë bashkë këtë lukuni karakteresh e personazesh për të kryer një mision të përbashkët', u shpreh Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu