Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

PËRGJIME NGA BISEDA NË BERLIN

spot_img

Lajme të ngjashëm

HALLET E KËSAJ VERE!

Qetësi para stuhisë!

Diktatorë dhe servilë

08f93ecdcef10ff89cc2ddc29406e598

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Pak e dinë, por gjatë takimeve të kancelares me kryepiktorin ka edhe një pjesë informale ku ajo interesohet personalisht për këdo njeh në Shqipëri.

– Si e kam Bes Kallakun?

– Shumë mirë. Po bën një film. Tani që po flasim është duke kapur peshk me Ilir Metën.

– Kush është ky?

– Një gabim i detyruar që kam bërë përpara nja dy vitesh, por po e riparoj.

– Ermal Mamaqin si e kam?

– Shkëlqyeshëm! Te filmi i dytë që po bën, luaj edhe unë. Interpretoj një psikopat fanatik që nuk lejon që nipin t’ia martojnë kundër dëshirës së tij!

– Duhet të ketë qenë i mundimshëm si rol? Si arrite ta bësh?

– Punuan me mua. Më vunë një paruke. Ermali më tha se nëse ky film i shkon si i pari, ka një rol edhe për ty në filmin e rradhës! Besoj të pëlqen ideja!

– Jo, është një gomarllëk. Adi Krasta?

– Adi Krasta nuk na do, shefe. Flet kundër nesh.

– Po pastaj? Në demokraci lejohet mendimi ndryshe.

– Nuk e di. Emisionin ia mbylli pronari që i jep rrogën.

– Mos i ke bërë ti ndonjë presion?

– Jo, thjesht hëngrëm drekë dhe folëm për tendera dhe PPP.

– Po Ylli Rakipi?

– Si rasti i Krastës.

– E paska shkretuar atë televizion. Pse nuk e mbyll fare?

– Jo jo se na duhet. I dërguam Sokol Ballën.

– E paskeni shajzur! Ore kjo Nora pse u nda me atë Robertin?

– Më fal, e di ti si e ka mbiemrin ai?

– E paskam harruar.

– Berisha. Robert Berisha. Si mund të bësh hajër me një njeri që e ka mbiemrin Berisha?!

– Saimir Pirgun si e kam?

– Saimiri po lodhet shumë këto kohë! Ai këndon vetëm për të pastruar imazhin e Shqipërsë në Botë. Këto ditë po këndon në Tokio për çdekretimin!

– Për çfarë?

– Për gafën e atij pra, shokut të Bes Kallakut. Atij që në fund të Tetorit, është kaput!

– Aha. Ore ai Flor Binaj, ai humoristi që të imiton ty, vazhdon akoma?

– Po po. Do ta lë të tallet edhe këtë vit, por vitin tjetër jo, se kam zgjedhjet!

– Po Delinda Disha? Dëgjova se ka ikur nga Portokallia?

– E vërtetë është. Ka shkuar tek Klani. Po bëjnë një superprogram ata, Klanifornia.

– Edhe për njërin do të pyes. Për Robert Aliajn. A do të jetë në DWM këtë sezon?

– Jo. Ka ikur. Ia kanë sjellë shqiptarët në majë të hundës dhe nuk ia pranojnë ekstravagancën në veshje dhe në sjellje.

– Qenka fiks për ty! Pse nuk e bën ti rolin e tij?

– Po nuk na hapët negociatat në Tetor, atje do përfundoj. Të lutem zonja Merken, na i hapni…!

Më shumë

spot_img