Hapësire reklamuese

Politikë

“Përgjigjet që kanë mbërthyer të ardhmen e shqiptarëve”

Shkruar nga Newsbomb

Spartak Ngjela ka renditur disa pyetje, përgjigjet e të cilave sipas tij po mbajnë të mbërthyer të ardhmen e shqiptarëve. Ngjela shkruan se përgjigjet e këtyre pyetjeve mbajnë gjithashtu të mbërthyer demokracinë në Shqipëri.

Avokati ka renditur 13 pyetje për të cilat ai shprehet se koha po i ngre sot kundërejt shqiptarëve.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Ja pyetjet që koha ngre sot kundrejt nesh.

A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të destabilizuar Shqipërinë?

A është vërtet serioze Reforma në Drejtësi që ofrojne amerikanët, për të shpëtuar Shqipërinë ?

A është i pashpresë Sali Berisha dhe Ilir Meta, nëse implementohet realisht ajo Reformë?

A rrezikohet dhe Lulëzim Basha nga Reforma?

A është vërtet Rama me Reformën?

Sa janë gjithsej deputetët e Parlamentit shqiptar që rrezikojnë arrestimin nga implementimi real i Reformës?

A mund ta kudërshtojë edhe Rama Reformën; dhe, pse beson aq shumë politika amerikane se ky do t'i qëndrojë deri në fund angazhimit për Reformën në Drejtësi?

A ka mundësi që, kundër Reformës, të bashkohet në Parlament, edhe një herë, Meta dhe Berisha?

Sa janë deputetët e Partisë Demokratike që nuk mund të dalin kundër politikës amerikane dhe që do të votojnë Reformën?

Si mund ta durojë Meta Ramen reformist, kur Reforma burgos Metën?

Nëse Saliu "dorëzon mandatin", sa nga deputetët e Partisë Demokratike do ta pasojnë?

Nëse Saliun nuk da ta pasojnë rreth 20 deputetë, që votojnë për mbështetjen amerikane, çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratke, mos do radhitet edhe një herë tjetër kjo, si forcë antiamerikane dhe antiperëndimore në Shqipëri?

Sa ia frenon Reforma Rames patologjinë e absolutuzmit që ka, dhe, sa do ta frenojë ajo absolutizmin shqiptar?

Në përgjigjen e këtyre pyetjeve është mbërthyer sot e ardhmja e shqiptarëve si jetesë normale, dhe e Shqipërisë si demokraci. Kjo është tabloja logjike e historisë aktuale të jetesës sonë shoqërore, që aspiron realisht për të shkuar në Bashkimin Europian.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.