Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përgjigja e ambasadës franceze për akuzat e Ramës, reagon Basha: E turpshme si Tirja e qeverisë sulmon BE-në, nuk është faji i tyre që Shqipëria është vendi më i korruptuar…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

65457b8cef1b9ae6148db34e2eb68478

Ditën e sotme ambasada franceze në Shqipëri iu përgjigj ashpër akuzave të kryeministrit Rama se Franca nuk po shpërndante vaksinat, duke i kujtuar kryeministrit shqiptar se BE është donatori më i madh në vend me 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Pas përgjigjes së ambasadës franceze ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i quan të turpshme akuzat e Ramës ndaj Bashkimit Europian.

Ai shprehet se nukë shtë faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe që u ka ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

LEXO EDHE: Rama kritikoi Francën se s’po shpërndante vaksinat, përgjigjet ashpër Ambasada: Jemi donator më i madh i Shqipërisë, e papërshtatshme të sulmosh një vend mik

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img