Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Përgjakje në Maqedoni, reagon Unioni i Gazetarëve: Të garantohet jeta e reporterëve shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Protesta të përgjakshme kanë shpërthyer në Maqedoni, pas zgjedhjes të kreut të ri të Kuvendit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, me në krye Aleksandër Çipën.

Unioni i gazetarëve kërkon marrjen e masave për mbrojtjen dhe sigurimin e jetës së reporterëve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Unionit të Gazetarëve:

Te merren ne mbrojtje gazetaret dhe te garantohet jeta e reportereve shqiptare ne Maqedoni Unioni i Gazetareve Shqiptare.

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte vene ne dijeni per situaten e veshtire dhe ne pershkallezim ne Republiken e Maqedonise, per shkak te krizes politike qe prej kohesh mban mberthyer kete vend fqinj me Shqiperine.

Por pershkallezimi i dhunes dhe sulmi i militanteve partiake dhe nacionaliste mbi Parlamentin e ketij vendi ka vene ne rrezik jeten e reportereve vendas dhe sidomos atyre me kombesi shqiptare te cilet gjendeshin aty per te raportuar rreth zhvillimeve politike. Sipas njoftimeve te mberritura nga mediat maqedonase dhe ato ne gjuhen shqipe ne kete vend, didsa reportere jane dhunuar, te tjere jane kercenuar egersisht dhe ka edhe te dhunuar deri ne pergjakje nga elemente ekstremiste. Keto burime bejne me dije se Policia e shtetit e Maqedonise ka deshmuar indiference dhe ikje nga roli ligjor i saj duke e lene dhune te pershkallezohet dhe si rezultat jeta e disa gazetareve eshte ne rrezik serioz. Unioni i gazetareve Shqiptare ben thirrje te ndalen keto akte menjehere, te garantohet jeta dhe liria e raportimit per gazetaret dhe autoret e dhunes mbi gazetaret te vihen menjehere para ndeshkimeve ligjore. U bejme thirrje autoriteteve institucionale maqedonase te deshmojne pergjegjesine maksimale ne mbrojtjen e gazetareve dhe sidomos atyre me kombesi shqiptare, pasi ne kete menyre garantohet paqja dhe demokracia ne nje vend qe pretendon te behen anetar i BE-se dhe te pretendoje te qenin nje shtet ligjor. Zyra e shtypit Unioni i Gazetareve Shqiptare

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img