Hapësire reklamuese

Rajoni

Përgjakja në Kosovë jehonë në mediat e huaja, prestigjozet artikuj për përplasjet në veri

Shkruar nga Newsbomb

Përgjakja e Kosovës dhe sulmet e bëra ditën e djeshme nga kriminelët serbë kanë marrë vëmendjen e të gjithë botës. Mediat më prestigjoze kanë ndjekur hap pas hapi situatën në veri, ku një pjesëtar i Policisë mbeti i vdekur si dhe një tjetër u plagos. “Aljazeera” shkruan se rreshter Afrim Bunjaku u vra në pritë nga grupi i armatosur serb, të cilët kishin bllokuar hyrjen e fshatit Banjskë në Zveçan.

“Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu u sekuestrua dhe një sasi e madhe armatimi”, thuhet në shkrim.

Edhe BBC, CNN, Reuters, The Guardian, kanë sjellë një kronologji të ngjarjeve të ndodhura ditën e djeshme në veri. Ata shkruajnë se si persona të armatosur serbë me automjete të blinduara  sulmuan fshatin në veri të Kosovës dhe më pas u blinduar në manastir duke luftuar me Policinë.

[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="Titujt e mediave te huaja" ids="739465,739466,739467"]

Gjithashtu prestigjozet e huaja i kanë kushtuar vëmendje edhe deklaratës së bërë nga Josep Borrell i cili tha se shtetet anëtarë u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në very të Kosovës.  “Është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in”, tha Borrell. Ndër të tjera në artikujt e shkruar nuk janë lënë pa përmendur as protestat e zhvilluara në veri të Kosovës në muajin maj, ku dhjetëra paqeruajtës të NATO-s mbetën të plagosur gjatë përleshjeve asoj kohe.

Çfarë ndodhi më 24 shtator?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovë, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë pas përleshjeve me një grup të armatosur në veri të vendit. Reshteri Bunjaku u vra në pritë nga kriminelët serbë të cilët gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës kishin bllokuar hyrjen e fshatit Banjskë në Zveçan. Gjatë shkëmbimit me zjarrë mbeti i plagosur edhe Alban Rashiti, i cili menjëherë u transportua drejt spitali dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq paraditen e sotme, 25 shtator, u bë me dije se ai ka lënë ambientet e spitalit. 

Pas përplasjeve me efektivët e Policisë grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u strehuan në Manastirin e Banjskës, kur për orë të tëra, gjatë ditës së djeshme shkëmbyen të shtëna me policinë.  Në një deklaratë për mediat në orën e vona të mbrëmjes të së dielës, ministri Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues mbetën të vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

LEXO EDHE: Sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, vdekja e rreshterit dhe asgjesimi i serbëve, ngjarja e kobshme sot në Banjskë të Zveçanit (E PLOTË)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese