Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

PËRGJAKET përsëri Amerika: Një person i armatosur hap zjarr në supermarket, lë 10 të vdekur; Ngjarja e dytë brenda 1 jave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10 persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Boulder, Colorado, pasditen e së hënës, ndërsa autoritetet policore kanë arrestuar një person si autor të dyshuar.

“Këta ishin njerëz që po kalonin ditën e tyre, duke bërë pazaret,” tha Prokurori i Qarkut Boulder ,Michael Dougherty, në një konferencë shtypi natën vonë. Ai i përshkroi ngjarjet e ditës si “një tragjedi dhe një makth”.

Mes të vdekurve është dhe një oficer policie, kurse emrat e viktimave të tjera nuk bëhen ende me dije pasi nuk janë njoftuar familjet e tyre. Oficeri i policisë që vdiq u identifikua si Eric Talley, 51 vjeç, një veteran 11-vjeçar në forcën Boulder.Oficeri i policise qe u vra ne Colorado
“Duhet t’ju tregoj për veprimin heroik të këtij oficeri kur ai u përgjigj në vendin e ngjarjes,” tha Herold, duke shpjeguar se Departamenti i Policisë Boulder mori një telefonatë për të shtënat pasdite. “Oficeri Talley iu përgjigj skenës – ai ishte i pari në skenë – dhe u qëllua për vdekje”, është shoprehur Shefi i tij i policisë Maris Herold.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden është informuar mbi sulmin e së hënës dhe do të mbahet i azhurnuar për zhvillimet. Zyra e FBI në Denver shkroi në Tëitter se po ndihmon në hetim me kërkesë të policisë Boulder.

Kjo është ngjarja e dytë brenda një jave që ka shokuar kombin amerikan. Në datë 17 mars (5 ditë më parë) një 21 vjeçar i identifikuar si Robert Aaron Long u fut në qendrat e masazhit në qytetin e Atlantës, Xhorxhia, dhe vrau 8 persona.
 81f9e61e 25c2 48e2 9e62 a82c952c5ff3 XXX 20210322 King Soopers Shooting 0168 149454593 1109 4a06 95ef 4e391f822e0d XXX 20210322 King Soopers Shooting 0874211c40cf c44b 4845 bcca e682e1b94b91 032221 BoulderShooting 09 bb6b6c482e f1cd 432a a2ea 27c52c832c40 XXX 20210322 King Soopers Shooting 0057


Më shumë

spot_img
spot_img