Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Përgjaket gara për zgjedhjet presidenciale, plagoset kandidati i ekstremit të djathtë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë një turi për fushatën zgjedhore ka mbetur i plagosur me thikë kandidati i ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro.

Ngjarja ndodhi në Juiz de Fora, rreth 200 kilometra në veri të Rio de Janeiro.

Mësohet se kandidati i ekstremit të djathtë fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bolsonaro u operua, dhe fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Sipas mediave vendase pas ndërhyrjes kirurgjikale atij do t’i ndalohet pjesëmarrja në fushatën për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të planifikuara për në 7 tetor dhe për të cilat ai aktualisht po udhëheq sondazhet. Bolsonaro, pas përjashtimit të kandidaturës së ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, rezulton, sipas sondazheve, të jetë favorit në garën presidenciale.

Fill pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e agresorit të dyshuar, ndërsa bëhet fjalë për Adelio Bispo de Oliveira.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img