Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Përgjaket fushta elektroale, vritet në Elbasan mbështetësi i PS

Shkruar nga Newsbomb
Përgjaket fushta elektroale, vritet në Elbasan mbështetësi i

Pjerin Xhuvani është personi që ka mbeti i vdekur pasditen e djeshme në Elbasan si pasojë e të shtënave me armë zjarri, nga një anëtar i shtabit të Partisë Demokratike, i identifikuar si Arbër Papleka.

Të plagosur kanë mbetur dhe 4 persona të tjerë, tre prej tyre të përfshirë direkt në konfliktin me armë, si dhe një efektive e Shqiponjave e quajtur Xhensila Sota, e cila kishte shkuar në vendngjarje menjëherë pas sinjalizimit.

Mbështetës të PD i kanë zënë pritë një mjeti të drejtuar nga “Met Dafllaku” duke pretenduar se ai kishte në makinë para dhe karta identiteti. Në vengjarje kanë mbërritur dhe mbëhstetës të PS bashkë me Pjerin Xhuvanin. Ish-efektivi RENEAS Arbër Papleka, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën Pjerin Xhuvanit dhe ka plagosur 4 persona të tjerë.

Nga burimet, dyshohet se Papleka, anëtar i shtabit të PD dhe i të ashtuquajturës “struktura për mbrojtjen e votës” e Partisë Demokrtike, ka qëlluar dhe mbi efektivët e Policisë së Shtetit që ndodheshin aty.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll