Hapësire reklamuese

Bota

Përgjaket ditëlindja, një person qëllon me armë, i merr jetën gjashtë personave dhe më pas vret veten

Shkruar nga Newsbomb
Përgjaket ditëlindja, një person qëllon me armë, i merr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Colorado, SHBA ku një person i armatosur ka qëlluar gjashtë persona, përfshirë dhe të dashurën e tij gjatë një feste familjare.

Autori më pas qëlloi veten dhe humbi jetën në spital.  Sipas informacioneve të autoriteteve deri tani nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje.

 “I dyshuari, një i dashur i një prej viktimave, hyri brenda dhe filloi të gjuante njerëz në mbrëmje para se të gjuante veten e tij”, tha Departamenti i Policisë.

“Betimi im ndaj këtij komuniteti dhe familjeve që kanë humbur dikë sot, është se ky departament do të bëjë gjithçka që mundemi për të gjetur përgjigjet që ju meritoni dhe të jetë këtu për ju me një mbështetje të palëkundur.”shtoi ai.

Ndërkohë, që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.