Shtatë izraelitë janë vrarë teksa po dilnin nga një sinagogë në Jerusalemin Lindor, duke përgjakur kështu ditën e përkujtimit të Holokaustit. Sipas mediave vendase mësohet se një person i armatosur para se të hapte zjarr ndaj njerëzve priti në automjetin e tij derisa ata të përfundonin lutjet.
Pasi ata filluan të dilnin nga ndërteta personi i armatosur hapi zjarr në drejtim të tyrem, duke lënë 7 persona të vdekur si dhe tre të plagosur.
Sulmuesi ende i paidentifikuar për mediat është “neutralizuar”, tha policia. Raportet e pakonfirmuara të mediave palestineze thanë se personi i armatosur ishte një palestinez i Jerusalemit Lindor nga lagjja e afërt Shuafat.
Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër sulmin që ndodhi përpara një vizite të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. “Kjo është absolutisht e tmerrshme,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
“Ne e dënojmë këtë sulm të dukshëm terrorist në termat më të ashpër. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit mbetet i hekurt dhe ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me partnerët tanë izraelitë.”
“Ne qëndrojmë me popullin izraelit në solidaritet,” tha ai.
Të shtënat e së premtes mbrëma janë sulmi më i keq terrorist ndaj izraelitëve në vite.
Ndërkohë, 27 Janari njihet si Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit. Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin e kampit nazist të përqendrimit Auschëtz-Birkenau më 27 janar 1945.
Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmit.Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.