Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përgjaken rrugët e Shqipërisë! E shtuna me 5 aksidente dhe 10 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme, 3 shkurt, janë regjistruar disa aksidente në vendin tonë, ku kanë mbetur të plagosur 10 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë. Fatmirësisht si pasojë e këtyre aksidenteve të cilat kanë qenë të rënda, nuk ka patur viktima.

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Në autostradën Vlorë-Fier, paraditen e kësaj të shtune u përplasën dy automjete. Si pasojë mbetën të plagosur dy persona, të cilët u dërguan menjëherë drejt spitalit të Vlorës, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

PAmje nga aksidenti Pamje nga aksidenti

Aksident në aksin Berat-Lushnje, “BMW”-ja i pret rrugën fugonit, një i plagosur rëndë

Në rrugën nacionale Berat-Lusnjë, në afërsi të fshatit Barbullinjë një automjet tip BMW i preu rrugën një furgoni. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur rëndë shoferi i automjetit. Në kohën që foristrada doli nga një biznes në anë të rrugës, drejtuesi u fut menjëherë në rrugë kryesore duke shkaktuar përplasjen.

Makina i ndërpret rrugën në Peqin autokolonës me rreth 20 motoristë

Një tjetër aksident i rëndë u shënua mesditën e kësaj të shtune. Në aksin rrugor Peqin-Elbasan ku një makinë i ndërpreu rrugën autokolonës me motoristë.

Si pasojë një prej motoristëve përfundoi poshtë automjetit, fatmirësisht drejtuesi i motorit u lëndua lehtë. Dyshohet se një autoveturë gjatë një manovrimi të gabuar i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motoristëve të huaj.

PAmje nga aksidenti Pamje nga aksidenti

 

Aksident i trefishtë në Fier, makina “fluturon” mbi trotuar, 5 të plagosur

Pasditen e kësaj të shtune një aksident i trefishtë u regjistrua në Fier. Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Toyota". Si pasojë mbetën të plagosur pesë persona të cilët ndodhen në spital, ku dhe po marrin ndimën e nevojshme mjekësore.

Pamje nga aksidenti Pamje nga aksidenti

 

Aksident në aksin Fier-Patos, përfundojnë në kanal dy mjetet, plagoset shoferi

Pak minuta më parë një tjetër aksident u regjistrua, kësaj here në aksin rrugor Fier-Patos. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes mjetet kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës, ndërkohë referuar njoftimit të ardhur nga blutë e Fierit mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tip “Opel”, shtetasi H.Rr.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese