Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Përgjaken Pashkët, 50 të vdekur dhe 200 të plagosur në Sri Lanka

Lajme të ngjashëm

E diela e pashkëve është përgjakur në Sri Lanka.

Të paktën 50 persona raportohen të jenë vrarë dhe më shumë se 200 kanë mbetur të plagosur pas shpërthimeve të fuqishme në kisha dhe hotele.

Sipas BBC janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime. Tre shpërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbimeve të Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu.

Dita e Pashkës është një nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë. Imazhet në mediat sociale treguan një prej kishave, St Sebastian në Negombo, me një tavan të copëtuar dhe gjak në pllaka.

Mediat e Sri Lankës raportojnë se turistët e huaj mund të jenë ndër viktimat. Ndërkohë, askush nuk ka thënë ende se kush ishin përgjegjës për sulmet.

_106534834_053503549-1.jpg

 

 


Më shumë