Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Përgatiti shqiptarët për ‘jo’ nga BE”, Berisha: Proces integrimi me Ramën, nuk ka!

Shkruar nga Newsbomb
“Përgatiti shqiptarët për ‘jo’ nga BE”,

Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët sapo ka përfunduar fjalën Kryeministri Rama në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS.

Berisha ka komentuar dhe sulmuar fjalën e Ramës mbajtur më herët duke thënë se fjalimi ishte për t’i bërë lavde SPAK-ut, por mbi të gjitha një parapërgatitje për shqiptarët për një “jo” nga BE për anëtarësimin e vendit tonë.

“U ndal gjerësisht në integrimin, proces të cilin ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me Sinaloan e Meksikës, me Bajrët e Shkodrës, me bandat e Durrësit dhe të Elbasanit, me Olsin e tij dhe Xibrakën, proces të cilin me vjedhjet tashmë famoze që jehojnë në të katër anët e Brukselit, djegësit, vetëm njëri prej tyre 1 miliard euro, proces të cilin me Dubai Cityn e tij, me të cilin do të krijojë lavatriçen më të madhe në Europë të parave të drogës dhe vjedhjeve që ka bërë ortaku i vëllait të tij me Bitcoin. Këto nuk ekzistojnë për Europën dhe integrimin.

E vërteta është se proces integrimi me Edi Ramën, nuk ka. E gjithë ajo që dëgjuan shqiptarët ishte një parapërgatitje për një JO për hapjen e negociatave, pikërisht për shkak të vendosjes së një diktature të re, diktaturë të bazuar në bandën, krimin dhe drogën.” – ka thënë Berisha.Gjithashtu Berisha komentoi dhe Ditën e Rinisë, ku tha se në një ditë si kjo vetëm rinia nuk ishte pjesë e fjalimit të Kryeministrit në atë kongres.

“Rinia që priste sot nga ky kongres i partisë së krimit të dëgjonte një fjalë, konstatojë se ata nuk ekzistonin. Mbajti fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta.” – deklaroi ish kryeministri Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese