Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Përfundon trajnimi për gradën “Drejtues i Parë” në Akademinë e Sigurisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mesditën e sotme, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e certifikimit të drejtuesve të Policisë, të cilët fituan gradën “Drejtues i Parë”. 

I ftuar krahas pedagogëve të Akademisë së Sigurisë, edhe profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, i cili së bashku me dy kolegë të tij u angazhuan vullnetarisht gjatë trajnimit duke dhënë leksione, me qëllim rritjen e mëtejshme të performancës së lidershipit në Policinë e Shtetit.  

albsig

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë fjalës së tij theksoi “Sot, ju kurorëzuat me sukses mundin, sakrificën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë karrierës suaj policore, sepse grada “Drejtues i Parë” është grada më e lartë që fitohet me konkurs në Policinë e Shtetit. Uroj që në detyrat që do të kryeni, të tregoni lidershipin që presin dhe duan qytetarët, në krye të strukturave policore në të gjithë vendin.”      

Kurse profesori Ervin Karamuço, theksoi se kjo filozofi e re për të bërë pjesë të Policisë së Shtetit kapacitetet intelektuale civile është forma e duhur për të transformuar Policinë, nga një forcë represive në një forcë civile, garante të ligjit dhe të besueshme për qytetarët.

Në përfundim të ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, së bashku me zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Albert Dervishaj dhe Drejtorin e Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, iu dorëzoi certifikatat dhe gradat e reja pjesëmarrësve në këtë trajnim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img