Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Përfundon trajnimi i efektivëve që do të ruajnë objektet zgjedhore, qendrat e votimit në masa të rrepta sigurie

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar sot trajnimi i punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore të Policisë së Durrësit, Elbasanit dhe Dibrës, të cilët janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore më 25 prill.

Secili punonjës policie i trajnuar, është pajisur me pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor.

Gjthashtu është ngritur një grup pune nga këto drejtori që do të raportojë masat për ruajtjen e objekteve zgjedhore për çdo qendër votimi.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:

Përfundoi instruktazhi i punonjësve të policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në programin e punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit “Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore, në zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, datë 25 Prill 2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës si dhe Komisariatet në varësi të saj, janë marrë e po zbatohen të gjitha masat e duhura sipas procedurave standarte.

 Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor.  Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupi i Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave “Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë procesit zgjedhor”.

 Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Durrës për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për çdo qendër votimi, numrat e telefonit, të punonjësve të policisë me përgjegjësit e tyre. Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t’i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit.  Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatet në varësi, u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e QV-ve, të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore e kushtetuese të njeriut. Të gjitha objektet zgjedhore janë të mbuluara me punonjës Policie dhe marrja në ruajtie e tyre fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë. #DenoncoParregullsitë #112PoliciaeShtetit .

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img