Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përfundon trajnimi i 28 hetuesve të “FBI-së shqiptare”, ambasada e SHBA-së: Jemi krenarë për ta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar muaji i parë i trajnimit bazë i 28 kandidatëve për hetues dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.

Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

Po ashtu edhe ambasada amerikane në Tiranë ka uruar 28 hetuesit e BKH-së dhe shprehet krenare për këta individë.

“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së.”

Në njoftimin e SPAK thuhet se kandidatët për hetues do të trajnohen nga Drejtoria Italiane e Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

Njoftimi i plotë:

SPAK dëshiron të urojë 28 kandidatët për hetues, të cilët përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.

Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës. Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

SPAK, gjithashtu ju uron sukseset më të mira të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë dorëzuar së fundi aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img