Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Përfundon takimi Rama- Vasili/ 50 minuta “kyçur” në zyrën kryeministrore, ministri i Metës si “negociator”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfundon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili në Kryeministri.

Takimi ka zgjatur rreth 50 minuta dhe mësohet se ministri ka takuar edhe njerëzit më të besuar të Ramës duke luajtur rolin e “negociatorit” pas propozimit të shefit të tij Meta për “qeverinë e besimit”. Vasili shkoi në zyrën e Ramës fill pas takimit me Metën dhe pasi foli me të besuarit e kryeministrit, pati edhe një takim “kokë më kokë” me këtë të fundit.

Dinamikat e takimeve:

Rama takon Metën në orën 9:00.  Takimi i Ramës me Metën mëngjesin e sotëm zgjati përreth 1 orë dhe mendohet se janë diskutuar dinamikat e fundit politike pas deklaratave e kundërdeklaratave.

Meta takon Vasilin rreth orës 11:00. 30 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Rama mbledh grupin e të besuarve të tij në orën 13:00– Pas takimit mëngjesin e sotëm me kreun e LSI-së Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën kryeministrore  njerëzit më të besuar të tij: zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, kreun e grupit Parlamentar të Ps-së, Gramoz Ruçi , ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Vasili i bashkohet grupit të të besuarve të Ramës rreth orës 13:30. “Grupi i të besuarve” largohet, Vasili Rama takim “kokë më kokë” për 50 minuta.

Konkluzioni:

Nga gjithë këto takime, sërish mbetet e mjegullt situata mes palëve dhe sidomos fati i zgjedhjeve.

Më shumë

spot_img