Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Përfundon takimi për Asociacionin, reagon ambasadori amerikan

Lajme të ngjashëm

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas përfundimit të takimit të sotëm lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadori ka shkruar se vazhdojnë të diskutojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane  për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Kryeministria e Presidenca, përfaqësues të partive opozitare, diplomatë e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Takimi ka zgjatur rreth dy orë. Në takim nuk ishte prezent kryeministri i vendit, Albin Kurti. Kurti gjatë javës së kaluar tha se nuk ka marrë ftesë për takim, ndërsa sot nuk komentoi shumë, por tha se kabineti i tij është prezent aty.

Më shumë