
Pasi ka përfunduar takimin me Komisionin e Venecias kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për median ndërsa e ka cilësuar këtë një takim të frytshëm vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij e ka futur vendin në një kolaps.
Sakaq kreu demokrat thotë se gjatë takimit me Komisionin e Venecias që ka zgjatur më shumë se një orë, kanë diskutuar për 'kapjen e drejtësisë nga një qeveri që do të mbrojë veten nga krimi' duke iu referuar edhe ndryshimeve në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
"Takimi me ekspertët ishte i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë janë këto janë lëvizje të çoroditura të një pushteti që nuk pret as Komisionin e Venecias, por ka çuar masa të tjera në Kuvend për të kapur ligjin.
Lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret as Komisionin e Venecias. Masat e tyre forcojnë kapjen e shtetit të drjtesise dhe Gjykatës Kushtetuese, kjo ka çuar vendin nën një kolaps total. Jeta e shqiptarëve eshte e kercenuar sepse Shqiperia nuk eshte e shqiptareve po e nje grupi oligarkesh.
Gjithçka në këtë vend drejtohet nga një grup njerëzish kriminelë. Me Komisionin e Venecias diskutuam per kapjen e drejtësisë nga një qeveri që do të mbrojë veten nga krimi”, ka thënë Basha.
Basha më tej shton se kanë sakrifikuar gjithçka për qytetarët por nëse qeveria nuk reflekton opozita do të marrë masa. "Por ka vetëm një dalje, krijimin e një qeverie të denjë për qytetarët.
Do të vazhdojmë me qeverinë e kriminelëve apo të vazhdojmë me zgjedhje të ndershme për t'u kthyer vendin shqiptarëve. Ne sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë një zgjidhje për shqiptarët jo për veten tonë.
Por nëse pala tjeter do të vazhdojnë të përdorin në mënyrë të paligjshme paratë e pista dhe të vendos interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqëria europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin', ka thëne mes të tjerash kreu demokrat.