Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon takimi i Kryemadhit me zyrtarin e DASH, David Kostelancik shkon të takojë Ramën

Shkruar nga Newsbomb
David Kostelancik

Përfundon takimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.

Mësohet se menjëherë pas takimit me Kryemadhin, Kostelancik do të takojë kryeministrin Edi Rama. 

Gjatë ditës së sotme Kostelancik zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, të cilit i kërkoi që brenda vitit të përfundohet Reforma Zgjedhore dhe për më tepër opozita duhet të jetë pjesë e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.