Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Përfundon takimi i Bashës me kryebashkiakët demokratë, zbulohet çfarë diskutuan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfundon takimi i kreut të opozitës Lulzim Basha në selinë blu me kryebashkiakët e djathtë.

Mësohet se gjatë takimit Basha ka diskutuar me kryebashkiakët demokratë për protestat dhe për lirimin e zyrave.

Kryebashkiakët janë shprehur të vendosur të mos i lirojnë zyrat, derisa të ketë sipas tyre zgjedhje dhe jo votime.

Ata deklaruan se nuk i njohin zgjedhjet e 30 Qershorit dhe se do denoncojmë të gjitha shkeljet gjatë procesit zgjedhor.

Këtë e ka theksuar edhe kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, në një dalje për mediat.

‘Ne do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit, pra kur të ketë zgjedhje, jo votime. Këto janë votime të paligjshme, këto janë votime nul. Ky është vendim i marrë edhe nga kryetari dhe opozita. Ne do të vazhdojëm të qëndrojmë në detyrën tonë për sa kohë zgjedhjet janë të parregullta. Nuk mbajmë me dhunë asnjë zyrë por do të mbajmë detyrën tonë dhe do tu shërbejmë qytetarëve për sa kohë nuk ka zgjedhje. Kandidati i PS në Mallakastër ka marrë 13% të votave, 13 përqind janë socialistët, pra ai është kryetar i socialistëve. Ky kandidat ka marrë 5692 vota të vlefshme, ndërkohë kundërshtari që unë kam patur përballë ka marrë 2080 vota më tepër se ky që kërkon të përfaqësojë Mallakastrën. Edhe sikur ky proces të ishte i rregullt, nuk ka të drejtë morale të shkojë në atë zyrë. Kur të bëhen zgjedhjet në 13 tetor sipas dekretit të presidentit’, deklaroi Kapllanaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img