Përfundon takimi i kreut të PD me aleatët.
Fjalën e kanë marrë një nga një aelatët e Bashës të cilët janë shprehur unanimisht për djegien e mandateve.
Fatmir Mediu: Ne që jemi këtu kemi një koalicion dhe kemi detyrim moral përballë qytetarëve, Edi Rama nuk mund të qeverisë më. Është detyrimi ynë tu përgjigjemi zërave të qytetarëve.
Vendim i përbashkët për djegjein e mandatëve, mendoj që është në të mirën e vendit, të sjellim ndershmëri në vend, nuk jemi në situatë normale.
Vangjel Dule: Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj. Ky koalicion drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, shtetin e së drejtës, demokraci funksionale, integrimin në BE. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë.
Nard Ndoka: Kryetarët folën qartë. Në fakt ata folën edhe për mandatin e kryeministrit, ai duhet ta lexojë qartë mesahzin e qytetarëve. Është kapur duke vjedhur, është momenti i reflektimit nga zoti Rama jo vetëm si deputet por edhe si Kryeministër. Nëse nuk do reflektojë mjaftueshëm, është detyra jonë ti tregojmë mënyrën si duhet të largohet.
Dashamir Shehi: Sa kohë të jetë Rama aty, aty do na shifni bashkë. Kjo punë është e mbyllur. Ato mandate s’na bëjnë ndonjë vlerë të madhe. Do bëhemi dhe më shumë.
Agron Duka: Unë e kam thënë mendimin tim. Përderisa opozita ka marrë vendimin për djegien e mandateve, ne do i djegim, nuk do hymë në parlament.