Përfundon takimi 3-ditor Kotzias-Bushati, çfarë u diskutua kokë më kokë

Publikuar tek: politike, më 12:33 21-01-2018 Përfundon takimi 3-ditor Kotzias-Bushati, çfarë u diskutua kokë më kokë

Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve mes ministrit të jashtëm grek Kotzias me ministrin Bushati. 

Gjatë takimit të ditës së sotme u diskutua për 3 çështjet kryesore që u parashikuan që paraditen e sotme.

Prioritet iu dha ligjit të luftës, që Kotzias prej kohësh ka qënë kundër, çështja çame dhe ajo e kufirit të detit.

Sakaq, u diskutua dhe për minoritetin grek në jug të vendit.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane. Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.

Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.

27044779_10211872878159391_1935895954_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093979835510254
array(1) { ["section"]=> string(77) "perfundon-takimi-3-ditor-kotzias-bushati-cfare-u-diskutua-koke-me-koke-107385" }