Newsbomb.al mbyll sot sondazhin për Qarkun e Tiranës, për kandidatët më të votuar nga tre partitë e mëdha, PS, PD dhe LSI. Sondazhi përfshinte të gjithë kandiatët e partive të mëdha, respektivisht 36 kandidatë të PS, 31 kandidatë të PD dhe 36 nga LSI.
Tre kandidatët më të votuar në radhët e Partisë Socialiste, sipas lexuesve të newsbomb.al, janë: zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko me 13.120 vota, deputeti i opozitës së re tashmë pjesë e socialistëve Halit Valteri, me 9.542 vota dhe Dallëndyshe Bici e IKMT me 5.445 vota.
Nga Partia Demokratike, tre kandiatët më të votuar sipas lexuesve tanë, janë: Grida Duma me 839 vota, kryetari i PD Lulzim Basha me 519 vota, dhe deputeti Agron Shehaj me 301 vota.
Më ndryshe nga Partia Demokratike paraqiten kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilët votuesit kanë shprehur më tepër interes. Tre më të votuarit nga radhët e kësaj force nga lexuesit tanë, janë: Klajda Gjosha me 3.730 vota, më pas Klevi Pojana me 1.758 vota dhe Aldi Fusha me 1.371 vota.
Më poshtë, janë rezultatet e fotografuara pak minuta më parë, në përfundim të sondazhit të newsbomb.al për Tiranën. Ju kujtojmë se mesditën e sotme do të publikohet dhe sondazhi për Durrësin. Nga data 14 prill deri në 21 prill ju mund të votoni të preferuarin tuaj për qytetin bregdetar.





