Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, ja kur merret vendimi për çështjen e shkarkimit të presidentit Meta

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, ja kur merret vendimi

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me çësthjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Seanca në Kushtetuese ka përfunduar sot rreth orës 13:00, pasi palët kanë paraqitur pretendimet e tyre.

Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka ka kërkuar shkarkimin e Metës, duke thënë se presidenti tejkaloi kompetencat e tij, u bë pjesë në procesin zgjedhor të 25 prillit dhe frymëzoi dhunë e përçarje.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i presidentit Meta, Bledi Dervishaj pasi iu përgjigj 72 pyetjeve të trupës gjykuese, akuzoi Kuvendin për falsifikim të urdhrit për ngritjen e komisionit parlamentar që shkarkoi Metën. Dervishaj tha se urdhri i depozituar si provë në Kushtetuese ka datë dhe tekst të ndryshëm nga ai që gjendet online.

Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë vendimin dhe për ta arsyetuar atë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll