Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon seanca në Gjykatën e Dibrës për “dosjen 184”, kalojnë për gjykim 4 persona e akuzuar

Shkruar nga Newsbomb

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Dibrës për ‘dosjen 184’, për hetimet për shitblerjen e votave.

Bëhet me dije se ‘dosja 184’ ka kaluar për gjykim për katër personat e akuzuar.

Mësohet se të pranishëm në seancë kanë qenë 2 nga 4 të akuzuarit. Ato janë ish drejtori i arsimit Drini Gjeci dhe ish administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga avokatë.

Kujtojmë që të pandehur janë Robert Aga ish shef komisariati me Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, Nuri Meda zyrtar në njësine administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre dhe Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll