Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon seanca dëgjimore për gjyqtaren, Manjola Xhoxha del e qeshur, çfarë iu tha nga KPK

Shkruar nga Newsbomb

Përfundon seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Manjola Xhoxha. Mësohet se KPK ka konstatuar se bazuar në raportin e ILDKPI gjyqtarja ka bërë deklarim të saktë, që do të thotë se nuk ka fshehje të pasurisë.

Manjola Xhaxho është prej 16 vitesh gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe u bë pjesë e listës prioritare të vettingut për shkak të kandidimit të saj për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Lidhur me këtë post KPK është shprehur se gjyqtarja është e aftë për ta marrë.

Gjyqtarja doli nga KPK mjaft e qeshur pasi nga ajo që iu komunikua nga KPK ajo i shpëton në këtë mënyrë Vettingut. Ndërkohë vendimi i KPK për Manjola Xhoxhën do të publikohet më 14 maj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu