Hapësire reklamuese

Politikë

Përfundon procesi i votimit, Ilirjan Celibashi: Numërimi të fillojë menjëherë! Partitë politike të presin rezultatet dhe më pas të reagojnë

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon procesi i votimit, Ilirjan Celibashi: Numërimi të

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit në vendin tonë.

Ai u shpreh se do të lejohen të votojnë pas orës 19:00 vetëm ataa qytetarë që janë brenda qendrës së votimit, ndërkohë që u ka bërë thirrje komisionerëve që ta mbyllin procesin e votimit në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Celibashi kërkoi që procesi i numërimit të nisë menjëherë, teksa u bëri apel partive politike që të presin rezultatet e zgjedhjeve para se të reagojnë zyrtarisht.

“Duhet që të merren emrat dhe dokumentet e identifikimit që janë brenda qendrave të votimit. Vetëm ata do të lejohen të votojnë pas orës 19:00. Është shumë herët për të nxjerrë një konkluzion për këtë process zgjedhor. Nga informacionet që ka KQZ, ky process zgjedhor u karakterizua nga qetësia, pork a patur disa incidente të vogla. Procesi i votimit ishte në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë  eprocesit të identifikimit elektronik, pasi ishte një process hsumë i vështirë. U realizua në njëkohë mjaft të shkurtër. Tani që procesi i votimit po përfundon, shoh të nevojshme të sjell ën vëmendje detyrimet e komisionerëve që ta mbyllin këtë fazë në përputhje me afatet e Kodit zgjedhor. Shpresoj që edhe këtë moment të angazhimit të përmbushjes së përgjegjësisë së tyre, do ta përmbushin në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Partitë politike procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Të presin numërimin e fletëve të votimit për të kuptuar kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Fillimisht do numërohen votat për të nxjerrë fituesin nga partitë ose koalicionet dhe më pas për kandidatët. Gjithë procesi i numërimit të fletëve të votimit do të jetë i monitoruara nga vëzhgues ndërkombëtarë.
Numërimi duhet të fillojë menjëherë. Të përmbyllet në mënyrë të sigurt procesi i votimit dhe transportimit të materialeve zgjedhore në KZAZ-të”, u shpreh Celibashi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu