Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Përfundon procesi i legalizimit të dy objekteve në Unazën e Re, Lame: Subjektet që kanë braktisur banorët në pallatet e mëparshme duhet të mos u jepet leje tjetër ndërtimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar nga drejtori i DVASHK Rurale 2, Artur Çobani, kanë marrë pjesë në përfundimin e procesit të legalizimit për dy objekte në zonën e Unazës se Re.

Zona e Unazës së Re, e cila dikur administrohej nga Komuna Kashar, ka me dhjetra pallate që kanë  filluar 10-15 vjet të shkuara nga ndertuës që më pas i kanë braktisur pasi i kanë shitur, duke krijuar një plage sociale shumë të theksuar.

Lame duke u përballur në  këtë situatë, ka tërhequr vëmendje duke kujtuar edhe një herë listën e zezë të ndërtuesve që  braktisin pallatet e nisura dhe aplikojnë për leje të  tjera ndërtimi.

“Ne do te komunikojme serish me Bashkinë me qëllim që subjekte të tilla të papërgjegjshme të mos mund të aplikojnë për ndërtime të reja pasi kanë braktisur një herë banorët në pallate të mëparshme.

Ne kemi bërë para disa kohësh një letër Bashkisë  ku listonim subjekte që  kishin shkelur lejen e ndërtimit dhe kishin braktisur pallatet e nisura dhe ai bashkepunim funksionoi. Ka ardhur momenti ta rinovojmë këtë bashkëpunim, në të mirë të qytetarëve. “Stop, subjekteve të tilla që e lënë situatën në këtë gjendje nuk duhet të marrin më leje ndërtimi që jua sjellin njerëzve në majë të hundës për shkak të aventurave te tyre” ka thënë Lame.


Dy pallatet e ndërtuara nga Lorena sh.p.k janë të braktisura nga investitori, ndaj drejtorisë kompetente i ka lindur detyrimi ligjor për të vijuar procedurat e legalizimit dhe regjistrimit me banorët që zotërojnë njësitë e banimit dhe të shërbimit.

Kreu i Kadastrës Lame ju ka bërë thirrje banorëve, të cilët nuk e kanë më suportin e invstitorit për t’i pajisur me certifikatë pronësie, të bëhen bashkë për ta përfunduar vetë në bashkëpunim me drejtorinë vendore. “Procesi i hipotekimit apo certifikimit të pallateve të cilët janë braktisur nga investitori, apo kur investitori ka humbur jetën dhe pallatet kanë shkelur lejën e ndërtimit janë trajtuar nga ana jonë.

Në të gjithë vendin, nëpërmjet këtij procesi janë legalizuar 921 pallate me një sipërfaqe 2.350.000 m2”, është shprehur drejtori i Kadastrës. Ai ka theksuar se banorët duhet të bashkëpunojnë me Kadastrën, duke zgjedhur një administrator për ta bërë procedurën dhe komunikimin më të thjeshtë me zyrat tona. “Bëhuni bashkë siç janë bërë banorët e këtyre pallateve të cilët në pak kohë arritën ti japin fund kalvarit 20 vjecar të pritjes pa përgjigje”, tha Lame. Vetëm në këto dy pallate janë legalizuar 232 njësi banimi.

Kreu i Kadastrës informoi banorëve se pas afatit 30 ditor te legalizimit të aplikojnë nga portalin e-Albania për t’u pajisur me certifikatën e pronësise.

9126ba13 0c1a 465d 91b9 c60e9eda0f21
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img