Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundon procesi i legalizimit në Bashkinë Pustec, Lame: Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla

Shkruar nga Newsbomb

Bashkia Pustec shtrihet përgatë Liqenit të Prespës dhe është e banuar nga pakica maqedonase në Qarkun e Korcës. Pjesa më e madhe e kësaj Bashkie, bën pjesë në parkun Kombëtar Natyror të Prespës, i cili nga ana e tij është pjesë e projektit të Parkut ndërkufitar me Greqinë dhe Maqedoninë, të promovuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa e Ramsarit.

Ky status i mbrojtur, nga njëra anë ka favorizuar mbrojtjen e mjedisit natyror, por në mungesë të një plani të detajuar urbanistik, kishte bllokuar mundësinë e zhvillimeve urbane brenda fshatrave të kësaj Bashkie.

Agjensia Shtetërore e Kadastrës, pas një pune të gjatë përgatitore në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, ja dolën të veçonin dhe saktësonin vijat kufizuese të ndërtimit të fshatrave përbërës të Bashkisë, duke i hapur mundësi në këtë mënyrë procesit të legalizimit brenda fshatrave. Kujtojmë këtu që, për shkak të situatës së trashëguar me qenien zonë e mbrojtur, Bashkia Pustec mbetej e vetmja Bashki në Republikë ku nuk kishte filluar ende procesi i legalizimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski dhe nga drejtorja vendore e ASHK-së Korçë, Besa Spaho ishin në Pustenc për të njoftuar përfundimin në kohë rekord të procesit të legalizimit brenda zonës urbane të Bashkisë.

Drejtori Lame, ju tregoi edhe banorëve arsyen pse nuk ishte vijuar dot me procesin e legalizimit në këtë zonë dhe pse kishte qëndruar larg kësaj zone.

“Këtu në Pustec, në cilësinë e drejtorit të Kadastrës vij për herë të parë. E kisha të vështirë ta bëja, sepse në tetë vite të Berishës dhe tetë vite të kësaj Qeverije, këtu nuk ishte bërë asnjë legalizim. Arsyeja ka qenë mungesa e detajimit dhe ndarjes së zonave të mbrojtura nga zonat urbane të Parkut të Prespës. Tashmë që bashkarisht me Bashkinë e zgjidhëm këtë ngërç, në kohë rekord ja dolëm të mbyllim procesin e legalizimeve për 160 objekte informale që ndodhen brenda vijës së verdhë”,

“Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla që avancojnë ekonominë e zonave të minoritetit dhe ndihmojnë në integrimin e zonave kufitare” tha Lame.

Drejtori i Kadatrës tha se sfidë dhe prioritet për këtë zone, në vijim do të jetë regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.

Pjesë e ceremonisë u bë edhe legalizimi i kishës së Kryeëngjëllit, në qendër të Pustecit, kishë kjo e rindërtruar e re nga themelet. Kujtojmë këtu që shumica e objekteve të kultit në vend, për të katërta komunitetet fetare, kalojnë përmes procesit të legalizimeve, pasi janë ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit pa leje ndërtimi të rregullt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.