Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Përfundon procesi i legalizimeve në Konispol, Lame: Agjencia e re e Kadastrës, reforma pasuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d3107d2cc7da4b045b331f3a84b4c36c

Bashkia Konispol është e para bashki që përfundon procesin e legalizimit.

 

“Sot gjendemi në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie”, tha drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame në një aktivitet të zhvilluar në prani të deputetit të zonës Alket Hyseni, kryetarit të bashkisë, Shuaip Beqiri dhe drejtorit të ALUIZNI-t, Sarandë, Eleron Gjoni.

Me përmbylljen e këtij procesi, mbeten pa u legalizuar ende edhe rreth 40 banesa të pabanuara, ose që pronarët e tyre janë në emigracion.

“Gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje atyre banorëve që, në rastin e parë që do të kthehen në atdhe, të paraqiten pranë zyrave tona për të ndjekur procedurat e mbetura”, vijoi mes të tjerash drejtori Lame.

Sipas z. Artan Lame, “me legalizimet e sotme, përmbyllet kapitulli i legalizimeve në këtë Bashki, për të hapur më tej me Agjensinë e re të Kadastrës, reformën pasuese, atë të regjistrimit të tokës në fshat”.

Bashkia Konispol mbulohet nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Sarandë. Ajo përbëhet nga Njësitë Administrative Konispol, Xarrë dhe Markat. Kemi të bëjmë me një zonë me drejtim të theksuar agro-bujqësor.

Në këtë zonë ka patur gjithsej 660 vetëdeklarime. Për periudhën 2006-2013 ishin bërë vetëm 8 leje në Xarrë dhe 0 leje në Konispol. Ndërsa për periudhën 2014-2019 janë bërë 606 legalizime.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img