Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Përfundon pista, Tirana gati për maratonën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeqyteti është gati të presë edicionin e tretë të maratonës së Tiranës. Kur ka mbetur edhe 1 javë nga mbajtja e garës me përfshirjen më të madhe sportive në vend, Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit detajeve për të pritur sportistët amatorë dhe ata profesionistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës që janë regjistruar për të marrë pjesë në maratonën e 7 tetorit.

Kështu, ndërmarrjet e bashkisë janë kujdesur që të krijojnë infrastrukturën e duhur gjatë gjithë segmentit ku do të kalojë itinerari i kësaj gare. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pjesës më panoramike të kësaj gare që kalon rreth e qark liqenit.

Përveç pastrimit, rehabilitimit të pjesëve ekzistuese, ndërmarrjet bashkiake kanë mundur të plotësojnë pistën e vrapimit edhe në pjesën jugore të parkut. Siç shihet edhe nga fotot është bërë zhvendosja e ndalesave që mundësonin ndarjen e rrugës për makinat dhe këmbësorët, duke e kthyer të gjithën në një pjesë pedonale dhe duke plotësuar në këtë mënyrë një segment të mbyllur të gjithë pistës së vrapimit dhe asaj për biçikleta përgjatë gjithë liqenit.

Gjithashtu po punohet që para datës 7 tetor të përfundojë dhe hyrja e re e këmbësorëve në pjesën fundore të Digës së Liqenit.

Më shumë




spot_img








spot_img